Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një komunikim me gazetarët lidhur me situatën e epidemisë në vend dhe masat anti-COVID të marra ditën e djeshme, ka shpjeguar pse është vendosur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në orën 22:00 të mbrëmjes.
“Sot dalin dhe dy urdhrat për marrjes së këtyre masave, duke nisur nga 22:00 e ditës së nesërme të datës 11 nëntor, në sqarim të qytetarëve që pyesin se ka dhe nga ata që mund të priren të bëjnë humor me virusin, dikush me sëmundjen e dikush me autoritetet, pse ora 22:00 e jo 21:00, pse virusi del natën, mund të jenë të gjitha këto pyetje, ne kem disa grupe ekspertësh, shumë ekipe që janë të bashkërenduar me njëri tjetrin në përgjigje të pandemisë.
Ekspertët kanë deklaruar qytetet me risk të ulët, moderuar e të latë, kanë dellaruar edhe zonat e aktivitetet që shtojnë përhapjen e virusit.
Baret, restorantet lokalet e orëve të vona janë një burim i përhapjes së infeksionit,
pra nuk është se virusi del natën por aktivitetet ku njerëzit relaksohen dhe janë më shumë të rinjtë apo grupmoshat e të rinjve deri në 45 vjec që më pas dhe nga statistikat e analizuara janë ata që janë dhe infektuar, pra ka pasur trend të lartë të infektimeve dhe shkaktarë të përhapjes së virusit në grupmoshat e tjera.
Grupmposha që ka pësuar rritje të infektimeve është 25-45 vjec”, tha ministrja.