E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Manastirliu mesazh për qytetarët ,”Ta bëjmë maskën zakonin tonë të përditshëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të rrezikshëm!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për mbajtjen e maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet për të ndihmuar sistemin shëndetesor dhe frenuar përhapjen e COVID-19.

Manastirliu thekson se pavarësisht përgatitjes dhe punës së përditshme në betejën me këtë virus të rrezikshëm, përgjegjsia është edhe individuale për parandalimin e infeksionit. Manastirliu ka bërë apel që qytetarët të vendosin barrierat mbrojtëse për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Të frenojmë virusin, të evitojmë sa mundemi format e rënda në reanimacion dhe fatalitetet. Pavarësisht kapaciteteve spitalore dhe përgatitjes që kemi bërë dhe po bëjmë për t’u përballur me virusin, është jeta e shqiptarëve që ne duhet të mbrojmë, ndaj secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë. Të ndihmojmë veten dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierat mbrojtëse”, thekson Manastirliu në mesazhin e saj.

Prej ditës së enjte, 15 Tetor, maskat/ barrierat mbrojtëse do të vendosen me detyrim në çdo ambient të mbyllur dhe të hapur, si një nga masat kryesore që frenon përhapjen e infeksionit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑