Manastirliu jep lajmin: Nga 6 dhjetori nisin testet e shpejta për COVID-19, gati 100 mijë kite..Do të jenë edhe në…

TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se nga e hëna do të nis përdorimi i testeve të shpejta të antigenit për evidentimin e rasteve pozitive me COVID-19. Manastirliu tha se do të nisë nga Tirana fillimisht, ndërsa janë siguruar 100 mijë teste.

Më pas ajo tha se do të jenë dhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe më tej, nga 20 dhjetori në spitalet rajonale për evidentimin e rasteve të dyshuara si COVID.

“Për sa i përket përfshirjes së shpejtë të antigenit, kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë fillimisht në Tiranë.
Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm ntë gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë struktura që kryejnë testin e tamponit. Nga 20 dhjetori do të jetë dhe në spitalet rajonale”, deklaroi ministrja.

 Manastirliu foli për investimet dhe punën e bërë nga muaji mars në përballje me pandeminë. “Një fond prej 8 mln eurosh është dedikuar për mbështetjen speciale për stafet tona në terren, spitalet dhe operatorët e kujdesit shëndetësor. Kemi dyfishuar kapacitetet me shtretër. Forcuam kapacitetet spitalore me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë jo vetëm në afatshkurtër por dhe përballje në vjeshtë-dimër.
Në fillim të kësaj epidemi numëroheshin rreth 200 respirator, sot kemi 483 respiratorë të dedikuar në funksion të mbështetjes së terapive intensive.
Kemi marrë të gjitha masat në kohë për testimin e shpejtë të antigenit. Sot janë funksionalë 4 laboratorë publikë”, deklaroi ministrja.

Të Fundit