Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

Vendi ynë ka regjistruar mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19, si dhe rritje të numrit të personave të shtruar në spital.  Në këtë situatë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë apel qytetarëve ët vaksinohen.

Në një status në rrjetin social Facebook, Manastirliu shkruan se qytetarët mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Postimi i ministres Manastirliu:

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Vendos maskën. Ruaj distancën. Laj duart. Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv
Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Të Fundit