Jemi ndalur në Mamurras, pasi problematika, që shqetëson familjen Hani, është mosregjistrimi i fëmijës së tyre tashmë 2 vjec, i cili ka lindur në Francë.Pashk Hani tregon, se djali i tij prej dy vitesh jetonte në Francë. Në 3 mars 2019 lindi një djalë. U kthyen nga Franca dhe kërkuan të regjistronin fëmijën, por në dokumenta nuk kishin vulën apostile. Pashku thotë, se fëmija është tashmë dy vjec dhe nuk ka bërë asnjë vaksinë. Ne i jemi drejtuar Bashkisë Mamurras dhe aty na thuhet, se nuk ka zgjidhje nga Drejtoria e gjendjes civile për këto raste, por është vetëm një shoqatë, që i bën veprimet falas.
- +355 67 220 8888
- [email protected]