Ura e Zogut/ firmat e inerteve shkaterrojne monumentin e kategorise se pare-Stop-29 Janar 2021

Ndalemi në këtë pjesë të emisionit për të folur për Urën e Zogut, një monument kulture i kategorisë së parë.Ura ndodhet mbi lumin Mat dhe që prej vitit 1927, ajo ka shërbyer si një komunikim shumë i rëndësishëm për zonat e veriut.Për shkak të disa faktorëve dëmtues, prej disa vitesh ura nuk shërben më, pra është e mbyllur nga të dyja anët. Vec kësaj, këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqje, pasi subjekte të ndryshme ndërtimi kanë grryer inerte në lumë, duke shkaktuar këtë dëm shumëdimensional.Zef Kola, një mësues në profesion dhe njohës i mirë i historisë së urës, tregon, se është bërë 70 vjec dhe nuk i ka parë ndonjëherë këmbët e urës. Sipas tij, është marrë shumë zhavorr dhe është ulur shtrati i lumit.Është vendosur edhe një digë për kanalin vaditës. Barriera ka ndryshuar rrjedhën e lumit.Ne i drejtohemi Drejtores së Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, e cila thotë, se inspektorët kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit nga pushteti lokal dhe kanë bërë një inspektim të hollësishëm të të gjithë problematikës së urës. Ka carje të rrugës dhe çedim të njërës prej këmbëve. Sipas zonjës Dollani, ura ka nevojë për një pjesëmarrje të shumë disiplinave për hartimin e një projekti, që të ndërhyhet.

Të Fundit