Maminas-Kucove/ Fallxhoret te zgjidhin problemet me grate-Stop-5 Janar 2021

Një qytetar shkon të takojë një fallxhor në Maminas, për të zgjidhur një problem personal. Ai thotë, se e ka gruan me nerva dhe fallxhori i jep një nuskë e ujë për të pirë të dy bashkë.Me këtë formulë, duket se do të marrë fund edhe problemi i qytetarit.Një tjetër i ri i drejtohet një fallxhoreje në Kucovë, pasi sic thotë, ai ka problem me dy vajza në Sarandë: njëra nuk i shqitet, ndërsa tjetra nuk ia var. Fallxhorja thotë, se djali ka magji, ndaj nuk i bëhen gjërat mbarë. Ajo sugjeron si zgjidhje përdorimin e sheqerit 7 ditë deri në 3 javë, sheqer që më pas duhet hedhur te lulet.

Të Fundit