Në rrugën që shkon nga Qafe-Thana drejt Pogradecit, në datën 3 shtator një automjet është përfshirë në flakë. Viktor Karara tregon, se djali ishte me makinë dhe makina mori flakë në rrugë. E mori policia, por për ta c’regjistruar, i duhej një dokument nga pika e skrapit dhe Viktori nuk po e merr dot, pasi nuk i thonë, se ku është cuar makina. Ai ka ardhur nga Fieri në Pogradec mbi 5 herë dhe nuk po merr zgjidhje.Brikena Dashi, juriste pranë Drshtr Tiranë tregon, sesi mund të bëhet cregjistrimi i përkohshem dhe i përhershëm. Në rastin kur makina është djegur, duhet që të paraqitet, përvec vërtetimit nga prokuroria, edhe një dokument shkatërrimi, që merret nga pika e skrapit e licensuar. Zotëria u drejtua në Drejtorinë Vendore të Policisë Pogradec dhe disa herë mori versione te ndryshme. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, zotëria e mori letrën nga pika e skrapit, për ta c’regjistruar mjetin.
