Makinat të bëra copa, autobusi i Unazës përplaset me disa automjete, 3 persona të lënduar

Pamjet që shihni tregojnë pamjet e frikshme nga aksidenti që ndodhi sot te Shallvaret. Disa makina janë dëmtuar shumë, po ashtu dhe autobusi i linjës së Unazës.

Të paktën 4 makina janë përfshirë në aksident, së bashku me autobusin e Unazës.

3 qytetarë raportohet që të kenë pësuar lëndime, të cilët janë transportuar në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa zona e aksidentit është rrethuar nga autoritetet.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Të Fundit