Ka 8 fëmijë e 13 nipa dhe mbesa, njihuni me 87-vjeçaren që mëson të shkruajë dhe lexojë

Në një klasë të shkollës fillore në qytetin Delta në Egjipt, 87-vjeçarja Zubaida Abd Elaal mëson me pasion se si të lexojë dhe të shkruajë. E moshuara donte të shkollohej që kur ishte fëmijë, por babai i saj nuk pranoi.

“Doja të mësoja, por babai im ishte konservator dhe nuk donte. I kërkova të shkollohesha, por ai më thoshte se ishte e gabuar për vajzat. Ai i lejoi vëllezërit e mi të shkolloheshin. Kur gjeta rastin, kërkova të regjistrohesha në klasë, mësuesja më ofroi të më mësonte në shtëpi, por i thashë që dua të vij në shkollë për të shijuar të gjithë procesin”.

87-vjeçarja jo vetëm që po planifikon të vazhdojë të shkollohet dhe të marrë një certifikatë, por gjithashtu po inkurajon të tjerët të veprojnë njësoj.

“Unë u them të gjithëve të vijnë të mësojnë, por njeriu duhet të motivohet, nuk mund të motivosh dikë të mësojë. Nëse dikush dëshiron të mësojë, do ta bëjë, por nëse jo, nuk mund t’i detyrosh”.

Nëna e tetë fëmijëve dhe gjyshe e 13 nipërve dhe mbesave, këmbënguli që vajzat e saj të shkolloheshin. Për t’u siguruar që ato të mos e linin shkollën, ajo shiste në rrugë përpara shkollës për t’i mbajtur njëkohësisht nën vëzhgim.

Të Fundit