Makina përplas biçikletën/ Humb jetën 72-vjeçarja, arrestohet shoferja

Policia ka vënë në pranga shtetasen me inicialet A.R, 53-vjeç, pasi ditën e sotme ka përplasur me automjetin e saj shtetasen M.Ç, 72-vjeç e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.

Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit