Macron: Do t’i inatos të pavaksinuarit deri në momentin e fundit

Emmanuel Macron ‘sulmoi’ pesë milionë qytetarë të Francës që ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, duke u zotuar se do t’i “inatoste ata”, si pjesë e strategjisë së qeverisë së tij për të përballuar përhapjen e virusit.

Komentet e presidentit francez në një intervistë për një gazetë erdhën ditën kur Franca raportoi një tjetër rekord ditor me më shumë se 271,000 infeksione me COVID-19, pasi varianti Omicron duket se po sjell një valë të pestë të virusit.

Duket se në Francë, debati mbi vaksinimin do të politizohet edhe më tej, tre muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend. Qeveria aktualisht po përpiqet që të miratojë në parlament rikthimin e certifikatës COVID, këtë herë me vaksinim të detyrueshëm e jo me test negativ.

Macron tha për Le Parisien se kishte vendosur të vepronte kundër të pavaksinuarve, duke “kufizuar sa më shumë që të ishte e mundur aksesin e tyre në aktivitetin e jetës shoqërore”.

“Të pavaksinuarit, dua t’i bezdis. Dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë deri në fund. Kjo është strategjia”, tha kreu i shtetit.

“Unë nuk do t’i fus në burg, nuk do t’i vaksinoj me forcë,” vazhdoi Macron. “Prandaj ju duhet t’u thoni atyre: Nga 15 janari nuk mund të shkoni më në restorant, nuk mund të shkoni më për të pirë, nuk mund të shkoni më për një kafe, nuk mund të shkoni më në teatër, mos shkoni më në kinema”, tha presidenti.

Parlamenti francez po debaton për kthimin e “certifikatës COVID” që i ndalon qytetarët e pavaksinuar të hyjnë në hapësira të caktuara publike, edhe me një test negativ.

Vërejtjet e Macron sollën reagimi të menjëhershëm nga rivalët politikë, përfshirë kundërshtarët e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme. Kandidatët e ekstremit të djathtë, Eric Zemmour dhe Marine Le Pen, e kritikuan presidentin francez në Twitter. Le Pen e akuzoi Marconin për “këmbëngulje në përçarje” dhe se kërkon “të bëjë qytetarë të klasit të dytë, të pavaksinuar”.

Sophie, një 65-vjeçare e pavaksinuar, tha për Euronews se gjuha e presidentit ishte kundërproduktive. Ajo kishte ndërmend të merrte dorën anti-COVID, por hezitpi pasi nuk është e bindur për sigurinë e vaksinës.

“Sa më shumë kërcënime të tilla të ketë, aq më shumë njerëz do të rezistojnë,” tha ajo.

Të Fundit