Lushnje/ Nxorri familjaret nga shtepia, i riu me depresion cohet ne burg-Stop-18 Nentor 2021

Jemi në fshatin Plug të Lushnjes, për problematikën e Griseldo Qorrit, djalit 20 vjecar, i cili për shkak të depresionit, ka përfunduar në burgun e Zaharisë.Gjyshja e djalit, Hekurane Gorovelli, tregon, se nipi ka qenë pa nënën e tij, pasi vuante për strehim në rrugët e Italisë. Djali ishte 20 vjec dhe me nota shumë të mira në Universitet, me mesatare 9.5. Por ai kaloi në depresion dhe donte t’i nxirrte nga shtëpia. Zonja bëri një kallzim, por jo penal dhe kërkoi shtrimin e tij në spital. Ajo tregon, se Griseldon e cuan në burgun e Zaharisë. Prokuroria ka kërkuar pafajësinë, por gjykata ende nuk është shprehur. Zonja Hekurane kërkon, që djali të kurohet afër saj dhe të mbahet në spital, jo në burg. Ne jemi interesuar pranë Gjykatës së shkallës së parë në Lushnje, ku na u tha, se seancat janë shtyrë, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk është përcaktuar, se ku do të bëhet kurimi i djalit në kurim ambulator apo spitalor. Sekretarja e gjykatëses thotë, se i është dërguar dy herë shkresë Institutit të Mjeksisë Ligjore, por nuk ka përgjigje.Në ditën, që ne ishim në Gjykatën e Lushnjes, në 27 tetor, IML thotë, se po atë ditë ka nisur përgjigjen pranë Gjykatës.

Të Fundit