Lundroi në lumë brenda një kungulli, burri thyen rekordin Guiness në ditëlindjen e tij

Duane Hansen ka vendosur një rekord të ri Guiness pasi lundroi 61 km i hipur brenda një kungulli.

“Mendova, çfarë gjëje fantastike për ta bërë me një kungull gjigand. Vozita 61 km në lumëpa u ngritur nga kungulli dhe më dhembin ende gjunjët, por nuk do ta bëj sërish dhe nëse dikush e thyen këtë rekord, do i heq kapelën sepse janë të fortë”, rrëfen ai.

Ai rriti kungullin që peshonte 384 kg me qëllimin për të thyer rekordin e mëparshëm prej 41 km, të vendosur në vitin 2018.

“Nuk isha 100% i sigurt se mund ta bëja. S’kam qenë kurrë brenda një kungulli në lumë. S’mund të them se është e lehtë”.

Duane voziti përgjatë lumit Missouri dhe theu rekordin në ditëlindjen e tij të 60-të më 27 Gusht.

Të Fundit