“Lumë” gjobash ndaj automjeteve në Tiranë, policia ndëshkon mbi 11 mijë shoferë brenda javës

Plot 11 mijë masa administrative janë vendosur nga policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ndërsa janë ndaluar 14 shoferë e ndaj 84 të tjerëve janë pezulluar leja e qarkullimit.

Njoftimi:

Këtë javë në Tiranë, Policia Rrugore ka marrë masa të rëndësishme për sigurinë e qarkullimit:

 

 

 

  • 14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.
  • U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.
  • 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.
  • 8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!

 

Të Fundit