E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

Lulzim Basha, boton librin e tij në prag të fushatës elektorale, ja kujt ia ka dedikuar.

Teksa na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur t’iu drejtohet shqiptarëve me një libër. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.

Gjithashtu, në këtë libër, Basha sjell qasjen e tij personale mbi jetën politike në vënd dhe zhvillimin e opozitarizmit nën drejtimin e tij.

Në kopertinën e këtij libri Basha e cilëson “Misioni im” si një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, 1 muaj përpara zgjedhjeve.

Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në vendin tonë. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin me titull ‘Kurban’.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑