“Luftë agresive ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar” Altin Dumani merr zyrtarisht detyrën si kreu i SPAK-ut

Këtë të hënë, Altin Dumani ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë prezantimit, në krah të Dumanit ishte dhe Arben Kraja, i cili e përfundoi mandatin pas 3 vitesh, si dhe Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Dumani u zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi, morën respektivisht, 4 dhe 1 votë.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK-ut, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.

Dumani njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhër arreste.

Të Fundit