Lleshaj /“Kam mposhtur kanabisin” kultivime sporadike, nuk është më fenomen në Shqipëri – Stop
Lajme, Të Gjitha

Lleshaj /“Kam mposhtur kanabisin” kultivime sporadike, nuk është më fenomen në Shqipëri

 

“Kam mposhtur kanabisin”. Me këto fjalë mund të perifrazohet interpelanca e Sandër Lleshajt në parlament, i cili tregoi shifrat e kultivimit dhe konfiskimit të lëndës narkotik që për këto 7 vite ka qenë kryefjalë e akuzave ndërmjet dy kampeve politike në vend.

“1.4 tonë janë kapur në brigjet italiane në vitin 2019, ndërkohë që në vitin 2020 deri tani janë kapur vetëm 900 kilogramë”, tha ministri i Brendshëm.

Shifrat e treguara në sallën e parlamentit nuk e bindën deputetin Lefter Maliqi i cili e kishte thirrur ministrin për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit. Madje, Maliqi kishte edhe një këshillë se si Lleshaj duhet të shpenzonte paratë e përdorura për automjetin e ri të ministrit të Brendshëm.

“Me ato lekë mund të kishe blerë 100 dronë dhe mos t’i lodhje ata policë të rropaten maleve, me byrekë në dorë, të grisnin këpucë për parcelat me kanabis”, tha deputeti.

Këto krahasime Sandër Lleshaj nuk i bëri me ish-ministrat demokratë, por me kampionin e qeverisë “Rama 1“, Saimir Tahirin, duke e cilësoi atë periudhë si lulëzimi i kanabisit.

“Këto shifra e dëshmojnë shkatërrimin e këtij trafiku kriminal, i cili në vitet e lulëzimit të tij shkonte nga 30-60 tonë”, tha Lleshaj.

Dakordësi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës nuk mund të ketë për çështje droge, madje as kur shifrat përplasin dy socialistë. Për këtë Lefter Maliqi e mbylli interpelancën duke i dhënë edhe uratën Sandër Lleshajt.

“Shpresoj mos të kesh fatin e Tahirit”, e mbylli fjalën e tij Lefter Maliqi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *