E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

“Lista e fallxhores”, Balla: Kandidatët e LSI-së në kërkim nga drejtësia

Drejtuesi i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, deklaroi këtë të dielë se PS do të fitojë edhe mandatin e 9 në këtë qark.

Më tej, Balla Balla sulmoi listën e kandidatëve për deputetë të LSI, të cilën e cilësoi si “listën e fallxhores” ku janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia.

Në listat e PD, Gramshi mungon, Dumreja mungon. E keni marrë vesh, Dash Sula duhet të përfaqësojë në Kuvend Dumrenë, Belshin. Provpokim dhe fyerje më të madhe të gjithë asaj krahine të respektuar, që PD e ka fshirë fare nga lista. Ne e rikthyem vëmendjen në atë zonë, se kush e mban mend Belshin, gjithë kryesia e PD kishte investuar në liqen. Të vetmet legalizime që ishin bërë në atë zonë, ishin 10 legalizime mbi liqen të njerëzve të PD. Ishte një sfidë e madhe buxhetore, por ne duhet ta lezetonim Belshin. Shkojmë te Gramshi, ku për herë të parë në 30 vite, ne çojmë dy djem me eksperiencë. Deputetët e PS duhet të jenë çdo ditë në territor. Ajo që më ka mbajtur mua 15 vite deputet, është pikërisht angazhimi për të qenë çdo ditë, gjatë javës dhe në fundjavë, në komunikim me banorët.

Tani dy fjalë për listën e fallxhores në Elbasan, një listë brenda së cilës janë fshehur persona në kërkim nga drejtësia. Persona që kanë abuzuar me financat publike, teksa kanë pasur mundësinë të jenë kryetarë bashkish të zgjedhur jo për shkak të votave, por për shkak të një koalicioni që ne duhet ta bënim për të larguar Sali Berishën. Ka persona me 1, 2, 3, 4 vera penale, të vish në 2021 t’i paraqesësh, edhe PD, edh LSI, një listë që s’ka asnjë lidhje me Elbasanin.

Teksa diskutonim në Kryesinë e PS, unë isha i mendimit të isha i nënti, jo i teti, në listë, sepse jam besimplotë që do marrim mandatin e nëntë, pasi Qarku i Elbasanit nuk mund ta investojë votën e ta çojë dëm në disa figura, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qark. Por, ka qenë një vendim unanim. Unë jam i sigurt që ne do ta marrim mandatin e nëntë në Elbasan. Nuk e fsheh asnjëherë faktin që gjatë këtyre viteve pune intensive, vlera e investimeve për frymë nuk ka pësuar ndryshim, përkundrazi edhe gjatë vitit 2020 kemi marrë investime tepër të rëndësishme”, tha Balla.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑