Lirohen nga burgu 6 pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të akuzuar për korrupsion, do të kthehen në detyrë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion liron nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit.

Më herët Gjykata e Elbasanit vendosi masën “pezullim nga detyra” për pedagoget dhe vlerësim të paligjshëm të arrestit. Tashmë GJKKO vendosi heqjen e masës dhe 6 pedagogët do të kthehen në detyrë.

Ndërkohë mbetet në arrest me burg personi i cili luante rolin e sekserit, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.

GJKKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit, e cila më herët shpalli moskompetencë, duke ia kaluar SPAK pasi shuma e parave në këtë aferë kalonte 500 euro.

Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vlerësoje gjykatën që do të ketë kompetencë të këtij procesi.

Të Fundit