Një politikan pakistanez ka paraqitur një projektligj të çuditshëm.
Ai kërkon martesën e detyrueshme për personat e moshës 18 vjeç, si dhe gjobë për prindërit që nuk binden. Syed Abdul Rasheed, një kandidat i aleancës politike të ekstremit të djathtë, propozoi ligjin në Asamblenë Provinciale Sindh të Mërkurën.
Projekt-ligji, i quajtur Akti i Martesës së Detyrueshme të Sindh, 2021, rekomandon gjoba prej 7 dollarësh, për prindërit që nuk arrijnë të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeç.Nëse një martesë vonohet pas kësaj moshe, prindërit do të detyrohen të japin një arsye të justifikuar për vonesën, shkruajnë mediat e huaja.