Ligji i luftës me Shqipërinë, ministri grek: Ne duhet të shkëputemi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një konferencë të përbashkët me ministren Xhaçka në Tiranë u shpreh se zgjedhja e çështjes së detit në Hagë është një shembull i mirë që po përcjellë Shqipëria dhe Greqia.

Dendias u shpreh se duhet të shkëputen nga ligji i luftës, që Greqi ka me Shqipërinë.

Ndër të tjera ministri tha se Greqia e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

“Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçante.

Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt.

Dua të jem i çiltër, ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike. Ne konsiderojmë se minoriteti grek. Do doja të thoja se kisha gëzim të takoja anëtarë të komunitetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin e  Tiranës dhe Durrësit. Ne iu referuam tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si të thellojmë marrëdhëniet tona. 

Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave, jemi të predispozuar të ofrojmë ndihmë teknike për nisjen e negociatave. Kujdesi që ne kemi për Ukrainën i tregon këtyre forcave që të destabilizojnë rajonin e gjerë. Ju falenderoj ngrohtësisht për mikpritjen”,-tha Dendias.

Të Fundit