Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një sherri mes disa të rinjve në periferi të qytetit të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa i riu është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.
I plagosuri ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariat një person.