Lezhë/ Lind fëmija i parë afgan, prindërit i venë emër shqiptar – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Lezhë/ Lind fëmija i parë afgan, prindërit i venë emër shqiptar

Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, në spitalin e Lezhës. Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që priti foshnjën gjinekologu Nikoll Brozi shprehet se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërsa vetëm 24 ore pas lindjes nëna së bashku me fëmijën janë përcjell për në hotel, në Shengjin, ku qëndrojnë tashme prej disa javësh.

“Pacientja ka ardhur në maternitetin e Lezhës në 27 Shtator gjatë natës dhe ka lindur në datën 27 në orën 14:05. Fëmija është me shëndet të plotë, lindja ka qenë normale, pesha e fëmijës ishte 3 kg e 300 gram dhe është i seksit mashkull. Gjatë kohës që ka qëndruar në spital pacientja ka qenë e qetë, ka marrë mjekime për kujdes të veçantë”, është shprehur doktori.

Familja afgane qe priti në familje fëmijën e 6, ka preferuar të shmangë daljen në media, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në Shëngjin, akomoduar 411 afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët.

Klan News

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *