Një letër e shkruar kushëririt të tij nga një prej pasagjerëve më të famshëm të mbijetuar nga Titaniku është shitur sot në ankand për 300 mijë paund (rreth 350 mijë euro).
Në një letër të shkruar më 12 prill 1912, Archibald Gracie i shkroi kushëririt të tij për udhëtimin në Titanik, disa ditë para se të fundosej, raportoi AP.
“Është një varkë e bukur, por do të pres deri në fund të udhëtimit përpara se të jap një gjykim përfundimtar për të”, shkroi Gracie.
Ai u hodh nga anija dhe arriti të mbahej pas varkës së dëmtuar të përmbysur , dhe më pas pasagjerët e tjerë e ndihmuan dhe e tërhoqën në varkën e shpëtimit.
Pas kthimit në Nju Jork, Gracie më vonë shkroi librin “E vërteta për Titanikun”, në të cilin përshkroi përvojat e tij.
Letra iu shit një koleksionisti privat nga SHBA, njoftoi shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge and Son” nga Wiltshire, Angli.
Çmimi fillestar ishte 60,000 paund (rreth 70,000 euro), por letra u shit për një shumë, shumë më të lartë.
Titaniku u mbyt në Newfoundland në udhëtimin e tij të parë pasi u përplas me një ajsberg dhe rreth 1500 njerëz humbën jetën në mbytjen e anijes.