EMRI| Mbante të fshehura armë zjarri në garazhin e tij, pranga 45-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Garage” u vu në pranga shtetasi Klodjan Dhima, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit