Lejoi futjen e shishes me raki, arrestohet specialisti i burgut të Drenovës

Pas vrasjes në burgun e Peqinit, kontrollet dhe masat janë rritur ndjeshëm në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore i këtij institucioni. Sipas informacioneve paraprake, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një ccantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike (raki), e cila është e ndaluar të futet në ambientet e burgut.

Teksa ka nisur hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korccës.

Pritet që ai të dalë para gjykatës ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në burgje, neni 324.

Të Fundit