Leje unike/ Lehtësira për qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Shqipëri

Pas debateve që prodhoi në fillimin e këtij viti, ligji për të huajt është rikthyer edhe një herë në diskutim. Projektligji i shtruar për konsultim publik paraqet disa lehtësira për të gjithë shtetasit e huaj, që synojnë të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Në projektligj integrohet pajisja me leje unike, e cila garanton një procedurë të vetme të aplikimit për të huajt, që kanë për qëllim të punojnë në Shqipëri.

Gjithashtu sipas projektligjit qeveria cakton kuota vjetore për punësimin e të huajve për vitin pasardhës në bazë të analizës së tregut të punës dhe nevojës për fuqi punëtore në sektorë specifik.

Por në një kohë kur bëhet ky parashikim në këtë projektligj, në bazë të të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2019 ishin të regjistruar 70 mijë punëkërkues të papunë.

Kur projektligji u paraqit fillimisht në komisionet parlamentare në janar të këtij viti pati zëra kundërshtues, që e cilësuan atë si një përpjekje të qeverisë për të mbushur vendet e punës që janë lënë bosh nga shqiptarët që janë larguar nga vendi në këto vite.

Po ashtu, ky projektligj shton edhe disa mekanizma për lëshimin e vizave elektronike online.

Të Fundit