La foshnjën në plazhin e Golemit, 22-vjeçarja kishte braktisur edhe fëmijën 3 vjeç

Një foshnjë u gjet një ditë më parë e braktisur pranë një koshi mbeturinash në plazhin e Golemit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim nënën 22-vjeçare të foshnjës.

Burime për media bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga një qytetar i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit. Aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

 

Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Të Fundit