“Ky pallat s’mund të rrijë aty si gogol komunist”, Rama i jep porositë e fundit kryebashkiakut të Vlorës – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Ky pallat s’mund të rrijë aty si gogol komunist”, Rama i jep porositë e fundit kryebashkiakut të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme disa zona të qytetit të Vlorës, në kuadër të projekteve rehabilituese.

Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit. Ndonëse reshjet e shiut nuk kanë ndalur për asnjë moment, kryeministri nën çadër nuk ka nguruar që t’i japë porositë e fundit Lelit për punën e deritanishme. “Edhe këtë pallatin e keni planifikuar ta integroni, se nuk mund të rrijë ai aty si gogol komunist”, tha Rama, ndërsa Leli iu përgjigj se ‘po’ duke qeshur

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *