E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Ky është populli i vetëm në Botë që jetojnë deri në 150 vjeç dhe lindin në moshën 65 vjeçare (Ushqimi që hanë)

Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Hunza besohet se është popullsia më e shëndetshme dhe më jetëgjatë në botë. Sipas një statistike ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin. Zakonisht lahen në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65-vjeçare.

Kirurgu britanik Dr. Robert McCarrison për AMA Journal ai shprehet:

“Nuk ka raste të njohura të kancerit në popullin Hunza. Ata kanë një korrje të bollshme të kajsive, i thajnë në diell dhe e përdorin kryesisht si ushqim”.

Ata nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, ata mbjellin dhe korrin ushqimin e tyre. Hunzat konsumojnë gjithmonë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme drithërash si hikërror, meli dhe elbi, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Ata kurrë nuk hanë meze të lehtë. Njerëzit Hunza hanë pak dhe ecin gjithë ditën.

Sipas traditës, Hunza nuk hanë asgjë për një periudhë prej 2 deri në 4 muaj. Gjatë kësaj kohe pinë vetëm lëng kajsie të thata. Kjo periudhë quhet “Pranvera e urisë”. Populli Hunza agjëron gjatë periudhës kur frutat nuk janë pjekur për korrje.

Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë e agjërimit dhe dietës së tyre është arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë jetë të shëndetshme. Besohet se sasitë e mëdha të kajsive janë ndoshta arsyeja pse ato nuk vuajnë nga tumori dhe kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, një agjent i njohur dhe i fuqishëm kundër kancerit.

Disa njerëz Hunza thuhet se kanë jetuar deri në 150 vjet. Falë një stili jetese të shëndetshëm dhe një diete të shëndetshme, ata duken gjithnjë e më të rinj dhe gratë e tyre janë në gjendje të lindin në moshën 65-vjeçare.

Një histori e botuar në vitin 1984 tregonte për mbërritjen në Londër të një farë Abdul Mbundu. Burri, me prejardhje nga populli Hunza, i cili mbërriti në Londër, habiti punonjësit e aeroportit kur tregoi pasaportën e tij , ku shihej datëlindja e tij në 1832.

Ekspertët në një kongres kombëtar të kancerit të mbajtur në Paris në gusht 1977 raportuan se të dhënat nga “gjeokancerologjia” (një shkencë që studion kancerin në rajone të ndryshme të botës) tregojnë një mungesë të plotë të kancerit vetëm në Luginën e Hunzas. /tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑