E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Kuvendi lan perdet, kolltuqet dhe tapetet. Mbi 14 mijë euro tender

Me kthimin në punë, pas pushimeve verore, deputetët do të gjejnë ambientet ku ushtrojnë detyrën më të pastra nga sa i lanë.

Stafi i Kuvendit është kujdesur që gjatë gushtit të lante perdet, tapetet, xhamat dhe karriget ku ulen përfaqësuesit e popullit. Gjithçka është realizuar përmes dy tenderave me të njëjtin objekt dhe me të njëjtin fond limit prej 900 000 lekësh

Janë 80 perdeve të holla dhe 150 të trasha, 28 tapete, 800 metra katrorë mokete, 12 kënde kolltukësh, 60 poltrona, 220 karrige, 240 llambadarë, 410 metra katrorë fasade xhami dhe 180 metra katrorë fasadë pllake.

Fituesit rezultojnë kompania “Alpen Pulito”, me ofertën prej 667 200.00 Lekë, në bazë të kriterit si “çmimi më i ulët”.

Subjekti tjetër është Murati BA me vlerën 660 mijë lekë, duke shpenzuar në total më shumë se 14 mijë euro. Çdo gjë duket se do të jetë “xixë” për kthimin e deputetëve, të cilëve u mbetet vetëm përfaqësimi i interesit të qytetarëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑