Kurti letër familjes Thaçi për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një letre ngushëllimi, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të tij personal, ai shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen Thaçi dhe të dashurit e tyre.

Në letrë, kryeministri i Kosovës thekson se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin ndaj të tjerëve dhe dashurinë e madhe për atdheun. Ai gjithashtu shprehu mbështetje dhe solidaritet me familjen dhe miqtë e të ndjerit.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letrën e ngushëllimit të dërguar nga kryeministri Kurti.

 

Të Fundit