“Kur hoqi jelekun i ranë 100 euro”- Si prokuroria arrestoi efektivët e “Shqiponjave”

Prokuroria ka bërë me dije se ka monitoruar përmes disa metodave speciale hetimore efektivët e “Shqiponjave”, të cilët janë kapur duke marrë ryshfet.

Më datë 28.05.2023 njëri prej punonjësve të policisë të “Shqiponjave”, i kishte kërkuar dhe marrë agjentit të infiltruar, një sasi prej 100 euro për t’i lejuar që të vazhdonin udhëtimin, pa u ndëshkuar dhe kontrolluar.

Dy efektivët H.XH. dhe A.Ç., u kapën në flagrancë. Këtij të fundit në momentin që hoqi jelekun e kuq të shërbimit i ra në tokë kartëmonedha.

Vazhdon puna për evidentimin dhe dokumentimin e plotë të rastit si dhe kapjen edhe të efektiveve të tjerë apo personave ndihmës, të përfshirë në aktivitete korruptive, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të Fundit