E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Kupton dhe shprehet edhe në gjuhën shqipe” U arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit, rusja transferohet në burgun e grave

Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që prej një muaji ka dalë nga spitali i burgut, ndodhet në burgun e grave ne IEVP Ali Demi (325). Timofeeva, e cila u arrestua nën akuzën se është spiune ruse, qëndron e vetme në dhomë të veçantë izolimi dhe me siguri të veçantë. Që prej ditës që ndodhet në qelinë e burgut Timofeeva ka pasur dy takime me përfaqësues të ambasadës ruse dhe ka pasur të drejtë të bëjë 4 komunikime me skype. Burime kofidenciale i thanë News24 se shtetasja ruse kupton dhe shprehet edhe në gjuhën shqipe.

Timofeeva, që kur u arrestua më 20 gusht qëndroi në spitalin e burgut, pasi sipas mbrojtjes së saj ajo kishte probleme shëndetësore, si çrregullime të ankthit. 33-vjeçarja qëndroi 3 muaj në spitalin e burgut dhe një grup sigurie nga burgu i grave qëndroi në spitalin e burgut për ruajtjen e sigurisë së ruses.

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar tre akuza për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hynë në uzinën e Gramshit dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Bëhet fjalë për nenin 214, “sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë”, nenin 237 “goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta”, si dhe nenin 279 “Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta.”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑