TEXT SIZE
Aa Aa
Një konflikt me protagonistë dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njëri- tjetrit dy bizneset, njëri i hapur rishtaz ditët e fundit.
Mësohet se debati fillimisht ka nisur me dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre.
Burime për media bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientelës.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është duke marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit.
Në bazë të pamjeve të siguruara në vendngjarje shihen gjurmë gjaku.
Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.