Kufiri detar me Greqinë, Rama: Çështjen do ta zgjidhim në Hagë!

 

Kryeministri Edi Rama e nisi me nota emocionale konferencën e përbashkët me ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, ndërsa kujtoi ndihmën e Greqisë ndaj Shqipërisë gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Pasi tha vlerësoi ndihmën dhe interesimin e zyrtarëve grekë për rimëkëmbjen nga tërmeti kryeministri shpenzoi një pjesë të mirë të konferencës duke hedhur poshtë me shembuj ekzistencën e ndonjë tensioni mes dy vendeve.

“Për ne Greqia ka qenë qysh në krye të herës një partner strategjik dhe mbetet i tillë,” shtoi Rama, duke e konsideruar Greqinë një fqinj të çmuar.

Rama shtoi se çështjet mes dy vendeve nuk kanë pse kalojnë nga Brukseli, pasi janë lehtësisht të zgjidhshme përmes komunikimit. 

Kreu i qeverisë ironizoi diskutimet për “pushtimin grek të Shqipërisë përmes pretendimit të 12 miljet detare”, çështje që sipas tij ishte përdorur për propagandë nga segmente të caktuara. 

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit,” deklaroi Rama.

“Kemi rënë dakord për organizimin e një mbledhje të parë të dy qeverive,” shtoi kryeministri.

Ai tha se kishte besim se ligji i luftës me Greqinë do të merrte gjithashtu zgjidhje së shpejti.

Çështja e kufirit detar me Greqinëështë tema e nxehtë, që do të diskutohet sot gjatë takimeve që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të diskutojë me krerë të shtetit dhe të politikës në Tiranë.

Të Fundit