E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane
Bota

Kryevepra e Pikasos në ankand, shitet për 120mln $

“Femme a la Montre”,  portreti  nga Pablo Picasso i të dashurës së tij 17-vjeçare Marie-Thérèse Walter i pikturuar në vitin 1932 kur artisti ishte ende i martuar me balerinën Olga Khoklova, do të dalë në shitje në Sotheby’s në nëntor, me një vlerë prej  120 milionë dollarë.

Rekordi aktual i ankandit për një pikturë të Pikasos u vendos në vitin 2015 me shitjen e veprës së tij të vitit 1955 “Gratë e Algjerit (Versioni O). Sipas organizatorëve të ankandit  ‘Femme a la Montre’ ndoshta mund të vendosë një rekord të ri për artistin kur të dalë në shitje në Nju Jork më 8 Nëntor.

Vepra vjen nga koleksioni i filantropistes së ndjerë të Nju Jorkut dhe koleksionistit të artit Emily Fisher Landau. Sotheby’s po nxjerr në ankand 102 vepra nga koleksioni Landau si pjesë e shitjeve të tyre të mëdha të artit të vjeshtës në Nju Jork. Në shitje përfshihet gjithashtu një pikturë me flamurin e Jasper John-it, një autoportret i Andy Warhol dhe vepra nga Georgia O’Keeffe, Mark Rothko dhe të tjerë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑