Kryetari i bashkisë fryn administratën para zgjedhjeve, hetohet për punësimet fiktive në Devoll

Rreth një vit më parë treguam me zë dhe figurë, se dhjetra qytetarë të zonës së Devollit ishin punësuar fiktivisht. Ata punonin në sektorin privat dhe rezultonin njëkohësisht si punonjës Bashkie në Bilisht.Kështu Elton Kupe punonte si shofer kamioni, por figuronte edhe si shofer i kryetarit Bashkisë Bilisht.Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti shkonin me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar, që figuronin në bashki.Bilbil Metolli punonte në një karburant në Bilisht dhe në bashki. Aurel Xhacka punonte si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe njëkohësisht punonjës shërbimi në bashki. Ne takuam në atë kohë edhe kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha, se jepte dorëheqjen, nëse këto probleme rezultonin të vërteta. Por më pas pranoi, se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.Pas transmetimit Prokuroria e Korcës regjistroi kryesisht procedimin për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Kjo cështje po hetohet nga prokurori Olger Eminaj, i cili prej një viti vetëm po e zvarrit hetimin.

Të Fundit