Kryeministri çek: Makinat elektrike kineze po pushtojnë Europën, fabrikat tona mund të përfundojnë duke prodhuar tanke

Kryeministri çek, Andrej Babiš, ka ngritur shqetësimin për rritjen e shpejtë të pranisë së makinave elektrike kineze në tregun europian, duke paralajmëruar për pasojat që kjo mund të ketë mbi industrinë e automobilave në kontinent.

“Makinat elektrike kineze janë kudo. Po vijnë, po vijnë dhe po vijnë”, deklaroi Babiš.

Ai paralajmëroi se, nëse industria europiane e automobilave humbet terren përballë konkurrencës kineze, disa prej fabrikave mund të detyrohen të ndryshojnë tërësisht profilin e prodhimit.

“Ndoshta disa industri automobilistike në Europë, në vend që të prodhojnë makina, do të prodhojnë tanke. Çmenduri”, tha kryeministri çek.

Të Fundit