E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Kryeministri Burnham bie pre e mashtrimit, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si një nga këshilltarët e Trumpit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si një prej këshilltarëve më të afërt të Donald Trumpit, thanë katër zyrtarë për POLITICO.

Kryeministri i ri komunikoi me një person që pretendonte se ishte shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, përpara se të dyshonte se kontakti nuk ishte i ligjshëm, thanë zyrtarët.

“Ne nuk komentojmë çështjet e sigurisë kombëtare”, tha Downing Street. Një person i informuar për komunikimet tha se, pasi kryeministri hyri në Downing Street 10, u shkëmbyen “disa mesazhe”, por këmbënguli se ato “nuk kishin ndonjë rëndësi”.

Ambasada britanike në Uashington ishte aq e shqetësuar për incidentin, saqë e ngriti çështjen me Shtëpinë e Bardhë, thanë dy nga zyrtarët.

Brenda qeverisë britanike kishte shqetësime se telefoni i Wiles mund të ishte hakuar sërish.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë dhe FBI nisën një hetim pasi senatorë, guvernatorë dhe drejtues të kompanive amerikane morën mesazhe dhe telefonata nga një person që pretendonte se ishte shefi i kabinetit të Trumpit.

Wall Street Journal raportoi se Wiles u kishte thënë bashkëpunëtorëve të saj se kontaktet në telefonin e saj celular ishin hakuar.

Nuk është e qartë se çfarë u diskutua gjatë komunikimit me Burnham dhe as kur u dërguan mesazhet, ndërsa kontakti i rremë u mbajt si një sekret i ruajtur me shumë kujdes.

Burnham u bë kryeministër më 20 korrik, por ishte e qartë se ai do të pasonte Keir Starmer që nga momenti kur fitoi zgjedhjet e pjesshme në Makerfield më 18 qershor.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑