Kriza energjitike detyron shtëpitë publike të fikin dritat dhe të mbyllin kondicionerin në Greqi

Pronarët e shtëpive publike në Greqi janë detyruar të ndërmarrin masa drastike, për shkak të krizës energjitike që ka pushtuar botën, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Pronarja e një shtëpie publike në Athinë ka thënë për protothema.gr se ka nisur të kursejë energji, pasi faturat e energjisë elektrike janë rritur tej mase.

Ajo është shprehur se me rritjen e çmimit të kwh, nuk ka ndezur më kondicioner në ambientet e shtëpisë publike dhe se dritat i mban më së shumti fikur. Ajo tha se ka nisur të mos i ndezë të gjitha dritat nëpër dhoma, duke përdorur kështu një ndriçim minimal, që sipas saj bën atmosferën ne ambientet e shtëpisë publike me romantike.

Të Fundit