Kritikon mbretin e Marokut në Facebook, dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë në Casablanca ka dënuar Said Boukioud, 48 vjeç, me pesë vjet burg, i shpallur fajtor për kritikimin e mbretit të Marokut Mohammed VI në Facebook.

Ose më saktë, pasi ai kundërshtoi normalizimin e marrëdhënieve midis Marokut dhe Izraelit “në një mënyrë që mund të interpretohej si një kritikë ndaj mbretit”.

Kështu ka deklaruar avokati i tij, El Hassan Essouni, duke bërë të ditur se do të paraqesë ankesë kundër dënimit “të ashpër dhe të pakuptueshëm”.

Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet e tyre në dhjetor 2020, sipas Marrëveshjes së Abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA.

Boukioud u dënua sipas nenit 267-5 të Kodit Penal, i cili parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet për këdo që kundërshton monarkinë.

Të Fundit