Ariu ha mjaltin me vlerë 4000 euro

Abedini: 8 herë ka bërë dëm këtë vit edhe pse e ruaj gjithë natën

Një problem shtesë kanë tani e tutje banorët e komunës së Bogovinës në Maqedoninë e Veriut. Abedin Imeri që meret me bletari thotë se ariu po i shkakton dëme të konsiderueshme në biznesin e tij, ndërsa kërkoi ndihmën e autoriteteve.

-Kjo është pjesa ku janë sulmuar kosheret nga ariu apo?

E ka kaluar gardhin dhe është hidhëruar shumë pasi kam vendosur tel me ferra, dhe e ka hap gropën këtu poshtë”.

A i sulmon çdo vit?

Gati se çdo vit, por këtë vit ia ka nxjerrë fundin, 8 here ka sulmuar”, tha Imeri.

Këto janë vetëm disa nga dëmet e shkaktuara nga ariu në bletarinë e Abedin Imerit nga fshati Bogovinë. Vetëm këtë vit nga 8 sulmet në koshere, ariu ka ngrenë mjaltin dhe ka shkaktuar dëm mbi 4,000 euro.

Sa dëm të ka shkaktuar?

“Po diku 15, 16 koshere.”

Nëse e konvertojmë në para sa është?

Diku deri në 4,000 euro dëm. Këtë vit 8 herë radhazi ka sulmuar, tjerat vite nga dy herë, por nuk ka bërë dëm shumë, por këtë vit shumë, çdo natë e ruaj që të mos hyjë”.

Edhe pse nuk është e zakontë që ariu të zbresë në vende të banuara, ku Abedini mban bletët, ai thotë se mungesa e ushqimit në lartësi ka bërë që ariu i uritur të sulmojë kosheret e tij dhe të vjedhë mjaltin që nuk i takon.

Pasi ka ngrenë mjaltin ka pijë edhe ujin… Disa herë ka ngrënë nga 70 deri në 100 kilogramë mjaltë me dy apo tre koshere.

“Është interesante se në këtë kohë nuk ka sulmuar ariu, zakonisht sulmon në fund të prillit dhe fillim të qershorit, shkaku që ka aromë të mjaltit dhe vjen në atë kohë, këtë vit nuk ka ushqim në natyrë lart dhe kjo ka bërë që të zbresë poshtë dhe këtë vit sulmon shumë, të gjithë bletarët ankohen shumë”, tha bletari.

Abedini me bletari merret mbi 40 vite dhe thotë së nëse sezoni është i mirë nga shitja e mjaltit të 160 koshereve që ai mban mund të fitojë mbi 20,000 euro në vit. E për dëmin e shkaktuar nga ariu, janë bërë kontrollet e duhura dhe nga ekspertiza e dëmit të shkaktuar pret që të vendosë se a do t’i kompensohet dëmi i shkaktuar nga ariu.

 

Të Fundit