Krimi shëndetsor/ “Saranda Al” shet djathin e mykur e ndërron etiketat-Stop-2 Mars 2021 – Stop
KAMERA E FSHEHTE, Të Gjitha

Krimi shëndetsor/ “Saranda Al” shet djathin e mykur e ndërron etiketat-Stop-2 Mars 2021

Në redaksinë e “Stop” një ish-punonjëse e subjektit “Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, tregon, se gjithcka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Ajo shpjegon, se mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet e grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”.“Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *