Një ditë më parë transmetuam denoncimin e jë ish-punonjëseje të subjektit “Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri. Ajo tregoi, se gjithcka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohej e grihej, për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”.Pas transmetimit në “Stop, ka reagur AKU, duke bllokuar 10 tonë vaj, 400 kg kackavall, 4 tonë djathë të bardhë, 300 kg salcë kosi e 200 kg recel fiku.Zëdhënësja e AKU, Pamela Radovani shpjegon masat ndaj subjektit “Saranda Al” dhe pasojat për pronarin e saj Mihal Kote.
- +355 67 220 8888
- [email protected]