Krimi në Itali/ Dëshmia e shqiptares që vrau burrin: Më rrihte, e copëtova njëlloj siç bëj me pulën

Zbulohen detaje nga krimi tronditës në Itali, ku një 68-vjeçare shqiptare vrau burrin e saj 71-vjeçar dhe trupin e tij e copëtoi me sëpatë dhe thikat e kuzhinës.

Siç raportojnë mediat italiane, gjatë marrjes në pyetje të Nadire Kurtit, gruaja ka rrëfyer se krimin e ka bërë e vetme, po ashtu edhe copëtimin e kufomës së të shoqit.

E pyetur nga hetuesit se si ka mësuar të presë në një formë të tillë, gruaja ka befasuar duke thënë, “Veprova njëlloj sikur po prisja një pulë”.

Nadirja, u gjurmua pasi policët kishin vendosur nën përgjim celularin e djalit të çiftit, falë të cilit krijuan dyshime nga bisedat telefonike.

Por rrëfimi i vërtetë erdhi më 18 gusht, kur Nadirja i lejoi hetuesit të hyjnë në botën e saj, ku sipas hetuesve është vështirë të kuptosh nëse vuan nga çrregullime të rënda mendore.

Ajo thotë se Shefkiu e ka keqtrajtuar, por për momentin karabinierët nuk kanë gjetur asnjë provë.

E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë prej vitesh me radhë. Ai më godiste me grusht, duke më thënë se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste.

Ajo u bind se ai po e tradhtonte me një grua dhe se nëpërmjet dhunës, po e mbante nën kontroll.

Këtu ka vënë një thikë. Më tha se do më copëtonte.

Kështu rrëfehet gruaja, duke shtuar se i shoqi u largua më tej në lokalin e natës ku kishte punuar dikur.

Mirëpo sipas policisë italiane krimi mund të ketë ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut, ku pas vrasjes dhe copëtimit të trupit, mbetjet i hodhi në zonën e Badia, në kanalin Adigetto.

Atë ditë që e vrava i thashë të ikte me atë gruan tjetër, por ai më dha një shuplakë dhe unë mora sëpatën. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për t’u mbrojtur në rast se hajdutët hynin në shtëpi. I dhashë një goditje dhe më pas i dhashë shumë të tjera derisa vdiq. Më tej trupin e bëra në copa.

Gruaja përsërit se krimi ka ndodhur në kulmin e një sherri, duke shtuar se ose do të vdiste ai, ose ajo.

Goditjen e parë ia dhashë në kurriz afër qafës, kur u shtri për të fjetur. Pastaj e godita disa herë të tjera. Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë deri në banjë, ku në zonën e dushit e copëtova.

Meqenëse ishte shumë i rëndë, bëra shumë copa për të zhdukur mbetjet. Përdora sëpatën dhe më pas mora thikat e mëdha në kuzhinë, të cilat prisnin më mirë.

Pas rrëfimit të saj gjyqtari ka urdhëruar që gruaja të mbahet në repartin psikiatrik të spitalit të Rovigo.

Rezultoi se gruaja ka përdorur dy thika të mëdha kuzhine, për të cilat thotë se i shoqi i kishte mprehur pak ditë më parë dhe e kërcënonte.

I vendosa copat e trupit fillimisht në frigorifer. Pasi i futa në frigorifer pastrova gjithë shtëpinë për orë me radhë, duke mos lënë asnjë gjurmë. Prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora pjesët nga ngrirja dhe shkova i hodha në kanal.

Ishin dy djemtë e çiftit ata që denoncuan zhdukjen e babait në fund të muajit korrik, pasi nuk kishte gjurmë prej tij. Ndërkohë ditë më vonë autoritetet italiane gjetën pjesët e trupit të copëtuara në kanal, deri sa arritën që të identifikojnë kufomën dhe të rindërtojnë ngjarjen.

Të Fundit