Kreu i Kadastrës Lame: Shërbimi online, shmang abuzimet

Kreu i Kadastrës: Kemi ndeshur shumë problematika në dosjet e vjetra

Ofrimi i shërbimeve online prej gati 2 vitesh në të gjitha shërbimet e Kadastrës ka shmangur burokracitë dhe abuzimet. Kështu u shpreh kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame duke theksuar se procedurat online nuk lënë hapësirë për akte falsifikimi.

“Po bëhen disa raste të identifikuara nga ana jonë, për përpjekje për të prodhuar dokumente pronësie false, certifikata pronësie të manipuluara, apo për të përfshirë në dokumentacionin zyrtar ekzistues dokumente të dyshimta. Sa kohë që Hipoteka e vjetër ishte e bazuar nëpër letra të shkruara me dorë, të vulosura të rruga e Kavajës këto lloj letrash edhe mund të ecnin. Por tani që jemi në kohën e kompjuterit, kemi dy gjëra që kanë ndryshuar: E para, kompjuteri nuk korruptohet dot dhe ta tregon menjëherë kur diçka nuk shkon. E dyta, kompjuteri le shenjë”, tha ai.

Lame tregoi disa raste te certifikatave të pronësisë kur janë ndeshur shkelje ligjore të paprecedenta.

“Kështu që në rrjetën e sistemit elektronik, po fillojnë të ngecin lloj-lloj dokumentesh të falsifikuar. Kemi identifikuar raste të tilla në disa prej Drejtorive Rajonale të Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit.  Të gjitha këto raste të identifikuara deri tani, do të denoncohen me emër dhe mbiemër në Prokuroritë përkatëse dhe, ata që i kanë kryer, do të duhet të përgjigjen për veprimet e kryera”.

Sipas Kadastrës Shqiptare raste të tilla abuzimi me pronat janë ndeshur në disa prej Drejtorive Rajonale të Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit ndaj qytetarët të tregojnë kujdes kur blejnë prona apo kryejnë veprime të ndryshme.

Të Fundit