Krerët e shtetit Shqipëri-Kosovë, të gjithë në Vlorë për 110 vjetorin e Pavarësisë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Krerët e shtetit Shqipëri-Kosovë, të gjithë në Vlorë për 110 vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë krerët e shtetit në Shqipëri e Kosovë u mblodhën për të kremtuar në Vlorë.

Presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe kryetarët e Kuvendit Lindita Nikolla e Glauk Konjufca ndoqën ceremoninë hapëse për të vijuar më pas me fjalët përshëndetëse.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *