Kur fermeri Ed Lovejoy në Britaninë e Madhe mblodhi delet e tij, mbeti i shtangur nga ajo që shikoi: Gjithsej 116 dele ishin zhdukur nga tufa e tij prej 460 delesh. Bagëtia e zhdukur kapte vlerën e 17,000 paund.
Fermeri kuptoi se delet nuk kishin humbur, por dikush i kishte vjedhur ato kur një dëshmitar tregoi se kishte parë dikë duke i shtyrë delet në një fushë. Hajdutët kishin organizuar një bastisje të guximshme për të vjedhur kafshët, të cilat dyshohet se janë therrur dhe mishi i tyre shitet në tregun e zi.
Kjo ngjarje në Britani të Madhe vjen mes paralajmërimeve se Britania po përballet me një “krizë të mundshme krimi” të lidhur me koston në rritje të jetesës.
Vjedhjet e energjisë elektrike, vjedhjet e dyqaneve, mashtrimet e sigurimeve dhe krimi në fshat raportohet se janë në rritje ndërsa kostoja e ushqimit dhe energjisë rritet./tvklan.al